Një top i zjarrtë masiv, që besohet të jetë meteor, ka rënë në Tajlandë.
Udhëtarët kanë qenë dëshmitarë të spektaklit, duke e përshkruar si një shkëlqim i gjelbër dhe portokalli, i cili mori cak tokën, transmeton lajmi.net.
Ngjarja ndodhi gjatë orës së pikut të trafikut në mëngjes, rreth 8:45 me orën lokale në Bangkok.
Meteori thuhet të ketë shkaktuar një tingull gjatë kohës kur goditi tokën.
Madhësia e topit të zjarrtë vlerësohet të ketë qenë mjaftë e madhe, pasi banorët e qarkut Sisawat në provincën Kanchanaburi, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit, gjithashtu kanë thënë ta kenë parë meteorin.
Ata thonë se të kenë dëgjuar një shpërthim të stuhishëm.
Disa madje kanë thënë të kenë dëgjuar dy shpërthime, kështu që një ekip i punëtorëve të shpëtimit ishte dërguar për te vendi i supozuar i rënies së meteorit, gjithnjë nën dyshimit se dikush ka mundur të pësoj.
Monday, 07 September 2015 12:22