Tom Hanks asnjëherë nuk ka thënë se Kosova është Serbi. Janë mediat serbe ato të cilat e kanë shkruar një lajm të tillë. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e aktorit, Leslle Dart, raporton Koha Ditore.
“Ky lajm është krejtësisht një trillium. Tom Hanks asnjëherë nuk e ka thënë këtë”, ka thënë Dart e cila madje ka përgënjeshtruar edhe lajmin se Tom është duke punuar në realizimin e një filmi për historinë e Izraelit.
Mediat transmetuan deklaratën e aktorit se “Kosova është Serbi”, duke iu referuar mediave serbe të cilat thirreshin në televizionin amerikan “E” ku gjoja Hanks kishte dhënë për këtë televizion deklaratën e tij.
Wednesday, 20 February 2013 13:34