Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 11:05

Tokoi – Një shpërthim i fortë u regjistrua sot në reaktorin e katër të Centralit bërthmaor “Fukushima 1”, në Japoni. Sipas burimeve, ky aksident nuk ka shkaktuar viktima dhe as nuk është regjistruar rritje e radiacionit.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të një ekskavatori i drejtuar me telekomandë, i cili ka pastruar mbetje radioaktive.

Supozohet se eksavatori ka hasur në tokë në një rezervuar me gaz, njoftojnë nga TEPKO, kompania operatore e “Fukushima 1”.