Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 18:11

Tetovë – Fillimin zyrtar të fushatës, bartësi i listës së koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja për njësinë e gjashtë zgjdhore Nikolla Todorov e ka pasur në Tetovë.

Todorov u takua me shumë banorë të Tetovës, me qëllim që t’i informojë për atë se çka Qeveria ka bërë në periudhën e kaluar, si dhe për atë se çka planifikon të punohet në periudhën e ardhshme.

Përmes programit zgjedhor “Manifesti për reforma dhe zhvillim”, potencon ai, përshkruhen pothuaj 1.200 projekte që i kemi realizuar gjatë kohës së qeverisjes sonë, me çka konfirmojnë se i plotësojmë premtimet.

“Demokracia është punë e mirë, sepse mund të dëgjojmë ide dhe mendime të ndryshme, si dhe programe të ndryshme. Ajo që dua ta dëshiroj në fillim të fushatës, është që të kemi zgjedhje të qeta dhe demokratike, ndërsa qytetarët në mënyrë të lirë dhe të qetë të vendosin se kujt do t’ia japin votën”, tha Todorov.