Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 18:23

Tiranë – “Të përshpejtohet puna me reformën zgjedhore dhe parlamentare”, ishte
kërkesa e trojkës së ambasadorëve Ettore Sequi, Aleksandër Arvizu dhe Eugen Wollfarth, menjëherë pas takimit me kreun e Partisë Socialiste.

Takimi mes ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi, ambasadorit të OSBE- së Eugen Wollfarth dhe ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu me kreun e PS, Edi Rama erdhi pas shqetësimit të ngritur nga lideri opozitar për zvarritjen e reformës zgjedhore përtej afatit të përcaktuar.

Tema kryesore e takimit ishin diskutimet mbi reformën zgjedhore, parlamentare si dhe zgjedhja e presidentit.