Tiranë – Me ftesë të Presidentit të Polonisë, Bronislav Komorovski, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, bashkë me delegacionin zyrtar niset në Poloni, ku do të marrë pjese në Takimin e 17-të të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore, që zhvillon punimet më 26-28 maj.
Burime zyrtare të Presidencës bëjnë të ditur se në takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. E pranishme do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Atifte Jahjaga.
Në qendër të diskutimeve të dy sesioneve plenare do të jenë çështje të ruajtjes së stabilitetit e prosperitetit në Evropën Qendrore e më gjerë.
Thursday, 26 May 2011 11:30