Tiranë – “Maya”, filmi i parë artistik me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur Pluton Vasi, mori çmimin “Festival Directors Choice” (Çmimi i Festivalit) në edicionin e VI- të Festivali të Filmit ‘Sëansea Bay’ që u zhvillua nga datat 5-15 maj në Uells të Britanisë së Madhe, një festival që organizohet me mbështetjen e aktores hollivudiane, Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE.
Me këtë film, Puton Vasi u nderua me trofeun e regjisorit më të mirë në Festivalin e Filmit Sëansea Bay, një ndër festivalet më të njohur të kinematografisë botërore.
Filmi i regjisorit Pluton Vasi u nominua si më i miri për kategorinë e filmave ndërkombëtar me metrazh të gjatë.
Në këtë eveniment “Maya” mori vlerësimin më të madh në dy kategori që përbëjnë çmimet më të mëdha të festivalit. Një nga këto dy çmime, “Festival Directors Choice” u mor nga Pluton Vasi. Karakteristikë e këtij festivali është se ndonëse çmimet i merr filmi, trofeu për vlerësimin regjisorial të filmit iu dha regjisori Pluton Vasi.
E veçanta e këtij festivali, ishte se në 18 çmime, katër çmime i morën filmat amerikanë, tetë çmime i morën prodhimet britanike, tre çmime i morën vendet e CommonËealth, Kanadaja dhe Australia, dy çmime i morën bashkëprodhimet Britani-Austri dhe Britani-Brazil.
Vetëm “Maya” i regjisorit Vasi nga Shqiperia mori çmim, duke mos qenë prodhim amerikan, britanik apo bashkëprodhim, ndërkohë që në konkurrim të nominuar sipas kategorive për dy çmimet e mëdha ishin 90 filma nga e gjithë bota.
Çmimi iu dorëzua Pluton Vasit nga drejtuesit e Festivalit, si çmimi i tyre, nga Karen Struel-Ëhite dhe Binda Singh.
Kjo nuk është hera e parë që Vasi, i cilësuar në Shqipëri si një regjisor që ka sjellë një erë të re në filmin shqiptar, merr pjesë në evenimente botërore të filmit, ku shumë herë është nderuar edhe me çmime.
Dy vjet më parë, filmi i tij artistik me metrazh të shkurtër “Shqetësimet e një obezi” u prit suksesshëm dhe u nominua ndër më të mirët në disa festivale ndërkombëtare, mes të cilave edhe në Festivalin e filmit “Sëansea Bay” në Uells në Britaninë e Madhe.
Konkurrentët në këtë festival janë jo vetëm regjisorë me emër, por edhe regjisorë të rinj dhe studentë, të cilët u prezantuan me gjini të ndryshme filmash si dokumentarë, horrorë, të animuar, video, etj.
“Sënsea Bay Film Festival” është një ndër festivalet më të njohur të kinematografisë botërore, që siç cilëson drejtori Michael Attardi, është më i mirë se ai i Kanës.
Festivali i kushtohet kryesisht filmit të pavarur dhe eksperimental dhe qëllimi i tij është të promovojë talentet ndërkombëtare në fushen e aktrimit dhe të filmbërjes (regjisore, aktorë, skenaristë). Ky është një festival që premton të “respektojë zërin individual” dhe organizatorët presin edhe më shumë vizitorë se në edicionet e mëparshme.
Qëllimi i tij është të paraqesë një forum publik të gjerë për prodhuesit e pavarur dhe eksperimentalë të filmit dhe të ofrojë një shtrirje edukative. Festivali i filmit “Sëansea Bay” ështe një festival kualifikues për çmimin e filmave te pavarur britanik. Organizatorë të kësaj ngjarje janë akademia e medias, incizimit, interaktive, televizionit dhe arteve skenike (AMRITSA) si dhe “Komiteti për përzgjedhjen speciale”, i cili përbehet nga prodhues filmash, përfaqësues nga Qendra Dylan Thomas, departamenti i edukimit të të rriturve, etj.
Friday, 27 May 2011 09:08