Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 10:25

Tiranë – Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë javën e ardhshme mbledhjen e tij të radhës, ku pritet të marrë vendimin lidhur mbi politikën monetare për muajin prill të vitit 2011.

Burime nga Banka e Shqipërisë thanë për ATSH-në, se në axhendën e punimeve të kësaj mbledhje do të jenë çështjet mbi analizën tremujore të zhvillimeve në sektorin bankar, rishikimi i rregullores “Për eksport-importin e kartmonedhave dhe e monedhave metalike shqiptare” si dhe rishikimi i rregullores “Mbi organizimin dhe funksionimin e Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë”.

Sipas BSH-së, në këtë mbledhje do të diskutohet dhe do merren vendime “Për disa ndryshime në aktet e shtypjes së monedhave nunizmatike” si dhe për pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për muajin prill të vitit 2011″.