Tiranë – Një shtetas i shumëkërkuar për vrasje është ndaluar natën e kaluar në Tiranë, pas shumë vjetësh kërkimi policor.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur sot se, forcat e policisë bënë të mundur ndalimin, në afërsi të zonës së njohur Fresku në Tiranë, të shtetasit shumë të kërkuar Ermir Dervishi, 41 vjeç, lindur e banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, me vendimin e datës 26 nëntor 2001 e ka dënuar këtë shtetas me 20 – vjet burgim për veprën penale të vrasjes me dashje, e kryer në bashkëpunim, dhe mbajtjes pa leje të Armëve Luftarake. 41 vjeçari akuzohet se më 01 Tetor të vitit 1998 në qytetin e Kavajës ka vrarë më armë zjarri shtetasin Gentian Durja, për motive të dobëta. Ndërkohë, 41 vjeçari, gjatë periudhës që ishte ne kërkim, për mëse 14 vjet, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë.
Bëhet e ditur gjithashtu se, kapja e tij u realizua falë intensifikimit të punës në drejtim të zbardhjes dhe zbulimit të ngjarjeve të mbartura nga vitet e mëparshme, me qëllim dokumentimin dhe kapjen e autorëve të tyre.
Friday, 04 November 2011 17:45