Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 12:46

Tiranë – Gjykata e Tiranës shtyu për të premten shqyrtimin e çështjes “Gërdeci”, me 29 të pandehur, pjesa më e madhe ish- funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Seanca e parashikuar për t’u zhvilluar diten e sotme u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës te te pandehurve.

Të pandehurit e çështjes “Gerdeci” akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Nga kjo ngjarje pati dëme të shumta materiale në zonën përreth.

Procesi për këtë çështje është duke hasur vështiresi në zhvillimin normal të tij. Pezullimet e vazhdueshme të seancave, kryesisht për mungesë të palës mbrojtëse, janë duke ndikuar në zvarritjen e tij.