Tiranë – Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimin e Partisë Socialite për prodhimin e vulave rezervë për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Në mbledhjen e sotme Kolegji Zgjedhor vendosi pro vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të prodhuar vula rezervë.
Në ankimimin e saj, Partia Socialiste pretendon se prodhimi i vulave rezervë do të cënonte integritetin e zgjedhjeve pasi do t`u ofrojë mundësi komisionerëve zonalë për manipulime.
Ndërsa, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prodhimi i vulave rezervë është vetëm një masë paraprake për të parandaluar largimin e komisionerëve me vulën, duke bllokuar proçesin.
KQZ vendosi në mbledhjen e datës 27 prill për prodhimin e vulave rezervë për qendrat e votimit, në zgjedhjet vendore te 8 majit. Ky vendim i paraprinë shmangies së rasteve të largimit të komisionerëve së bashku me vulat nga qendrat e votimit, sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, gjë që ka çuar në bllokim të procesit.
Thursday, 05 May 2011 13:04