Tiranë – Për shkak të problemeve dhe mosmarrëveshjeve, si dhe zvarritjes tani edhe të miratimit të vendimit nga ana e Kolegjiumit zgjedhor, rreth ligjshmërisë së vendimit për rinumërim të fletëvotimeve në kuti të gabuara, u prononcua edhe Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.
Ai sugjeron që Komisioni i Venecias t’i ndihmojë Kolegjiumit zgjedhor në miratimin e vendimeve profesionale, pa ndikim politik, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
“Ekspertët nga sfera e jurisprudencës dhe ekspertët e Kolegjiumit zgjedhor, duhet të miratojnë vendime të bazuara në ligjin dhe në qoftë se kanë paqartësi të caktuara mund të drejtohen për ndihmë deri te institucionet ndërkombëtare, siç është Komisioni i Venecias, e cila posedon profesionalizëm të vërtetë”, deklaroi Kukan.
Ai ka dërguar apel deri te kolegjiumi, të zbatojë procedurë profesionale dhe transparente dhe të miratojë vendim të pavarur politik.
Monday, 30 May 2011 08:32