Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 09:26

Tiranë – Roja e një pike karburanti në Tiranë është gjendur i vrarë me armë zjarri në të gdhirë të ditës së sotme (e hënë), ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga burime policore mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, ndërsa nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e vrasjes.

Forcat e policisë, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes, bënë veprimet e para proçeduriale, duke nisur kështu hetimet për dokumentimin e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është shtetasi Aldo Vrapi me banim në Paskuqan. Ndërkohë që grupi hetimor i çështjes ka ngritur disa pista hetimore, ndër të cilat një tentativë të mundshme për grabitjen e pikës së karburantit.