Tiranë – Një 40 vjeçar nga Kurbini, i shpallur në kërkim për trafik ilegal të qenieve njerëzore, u ekstradua nga Spanja drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot për ATSH-në se Interpol Tirana ekstradoi të martën nga Madridi, Spanjë, drejt Shqipërisë, 40 vjeçarin Agim Sufa, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në dhjetor të vitit 2008 ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, për qëllim fitimi, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.
Referuar burimeve, pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, në maj të vitit 2010 u bë i mundur arrestimi i 40 vjeçari Sufa, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Wednesday, 27 April 2011 12:09