Tiranë – Sekretari për Programin Zgjedhor në Partinë Socialiste Andis Harasani, në një letër të hapur drejtuar kryesocilaistit Edi Rama, mban një qendrim kritik ndaj njerëzve që janë angazhuar në funksion të zgjedhjeve të 8 Majit.
Harasani thotë se në radhët e partisë janë përfshirë njerëz, të cilët kanë punuar kundër partisë. Në opinionin e tj, Harasani thotë se Rama e ka të vështirë të fitojë zgjedhjet.
Sipas Harasanit, Partia Socialiste e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet lokale ndërsa në gjirin e saj ajo ka kundërshtarët e saj politikë.
Deputeti socialist njihet si një nga kritikët e linjës politikë të Edi Ramës brenda PS-së dhe shpesh herë ai ka dalur hapur kundër vendimeve të selisë rozë.
Harasani ishte një nga 6 deputetët e PS-së të cilët i kërkuan Edi Ramës të largohej nga PS pasi opozita humbi zgjedhjet e vitit 2009.
Wednesday, 27 April 2011 06:52