Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 07:30

Tiranë-Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj kërkoi sot, rritjen e mëtejshme të autoritetit policor, gjatë analizës vjetore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, zhvilluar në kryeqytet.

Në fjalën e tij, Burgaj, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e policisë me komunitetin. “Duhet të risim akoma më shumë besimin dhe autoritetin e policisë në komunitet dhe mënyra e vetme e arritjes së këtij qëllimi është  komunkimi etik, profesional,  bashkëpunimi me të,  thithja e informacionit që për hir të vertetës është dhe duhet parë me përparësi’, tha ai.

Kreu i Policisë së Shtetit, Burgaj pershendeti arritjet e policisë  së Tiranës, në luftën kundër krimit të organizuar,  por kërkoi me shumë përqëndrim në goditjen e pasurive kriminale.

Duke i’u drejtuar vartësve te tij, Burgaj u shpreh se “‘keni  arritje shume te mira ne luftën ndaj krimit të organizuar, por shkatërimi i plot i grupeve kriminale vjen me shkaterimin e plote të pasurive te tyre. Këtu duhe të përqëndrohet vëmendja juaj”. 

Në analize, kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, vlerësoi në tërësi arritjet dhe  performancën e Policisë së Tiranës për këtë vit, ndërsa renditi si prioritete te saj në të ardhmen, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, dhunës në familje,  krimit të rrugës, vjedhjes apo  rritjen e metejëshme të sigurisë rrugore,  etj. 

Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2011, në territorin  e qarkut te Tiranës, nga policia  është marrë dijeni dhe janë referuar 6236 vepra penale, nga të cilat jane zbuluar 5227 prej tyre ose 83% e tyre.

Në krahasim me vitin 2010, kemi një rritje të evidentimit me 1274 vepra penale dhe njëkohesisht rritje të fuqisë zbuluese me 2.8%.

Në këtë veprimtari janë përfshire, gjithesej 5686 autorë, prej të cileve 1270 të arrestuar dhe 4416 ndjekur në gjendje të lire. (LajmeShqip.com)