Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 11:59

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Teodor Spassov Roussinov, me rastin e përfundimit të detyrës së tij.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi, shefi i qeverisë e falenderoi ambasadorin bullgar për kontributin e rëndësishëm që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira në zgjerimin e bashkëpunimit, në dobi të dy popujve miq.

Nga ana e tij, Ambasadori Teodor Spassov Roussinov, vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit, në veçanti anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, si edhe reformat e thella brenda vendit.

Ai i rikonfirmoi kryeministrit Berisha s’e, qeveria bullgare dhe vendi i tij, do të vazhdojnë të mbështesin plotësisht Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në rrugën për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.