Tiranë – Teksa ka përfunduar provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhë-Letërsisë, specialistët u izoluan sot në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve për të hartuar testin e Matematikës.
Për këtë provim, të cilit do t’i nënshtrohen të paktën 32 mijë maturantë, do të përgatiten 7 teste, sipas profilit të shkollave të mesme.
Specialistët e izoluar do të përfundojnë testet të mërkurën e javës së ardhshme më 15 qershor, dita edhe kur do të mbahet provimi i Matematikës. Testi do të ketë 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa që përmbajnë 13 pikë dhe 12 të tjera janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.
Wednesday, 08 June 2011 13:27