Bashkia e Tiranës ka hapur siparin e festimeve në kuadër të 100- vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. 
Në një vizitë që kryebashkiaku Lulëzim Basha bëri në familjen e Sali Shijakut ka vlerësuar rolin e familjeve që kontribuan për pavarsinë dhe ka theksuar se është detyrimi i gjithsecilit nga ne të nderojmë të gjithë ata që derdhën gjak për lirinë e këtij vendi.
Më tej Basha ka shtuar se ka ardhur koha të kthejmë shikimin drejt të ardhmes dhe të konsolidojmë një Tiranë europiane .
“Familjet kanë ndihmuar për pavarsinë dhe është detyra jonë të nderojmë këtë akt. Një nderim I veçantë për familjet që ngritën flamurin .
Ka ardhur koha për të shikuar përpara. Të kosolidojmë rolin eTiranës Europiane e cila duhet të garantojë të drejtat e gjithësecilit”- tha ai.
Saturday, 26 November 2011 12:49