Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emër të Qeverisë Shqiptare se përshëndet dhe mbështet plotësisht veprimin e Qeverisë së Kosovës dhe Eulex-it në kufirin verior për vendosjen e ligjit, funksionimin e doganave dhe pikave kufitare, sipas rregullave ndërkombëtare.
Kjo në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për këtë çështje midis qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Serbisë.
Zoti Berisha thekson se ky vendim i autoriteteve të Kosovës dhe Eulex-it për të zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE, përbën një kontribut real në paqen dhe stabilitetin në rajon.
Qeveria Shqiptare i bën thirrje Beogradit të respektojë marrëveshjen dhe të ndërpresë çdo mbështetje për strukturat paralele dhe ata që duan të shëndërrojnë tre komunat në veri të Kosovës, protektorate të krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.
Friday, 16 September 2011 16:05