Prishtinë – Duke folur për revistën Time, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar.
“E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha kreu i ekzekutivit kosovar, duke tërhequr vërejtjen se ndryshimi i kufijve do të kishte efekte zinxhirore.
“Nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete. Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda”, theksoi mes tjerash Thaçi. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 May 2012 20:52