Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 09:00

New York – Mijëra njerëz morën pjesë në një leksioni falas për jogan. Ky aktivitet është zhvilluar në qendër të sheshit më të madh në botë, në Time Square, me qëllimin për të festuar solsticin veror.

Gjatë ditës së mërkurë, që në mëngjes deri në të aguar disa profesionistë kanë dhënë mësime joge për pjesëmarrësit që vinin nga e gjithë bota.

Këto leksione synonin t’i jepnin pjesëmarrësve më shumë paqe mendore, përqendrim. Një nga vështirësitë më të mëdha nuk ishte turma e njerëzve, por vala e të nxehtit duke shënuar 34 gradë.

“Ishte pak e vështirë për t’u përqendruar për shkak të vapës mbytëse. Por eksperienca ishte e paharrueshme”, është shprehur Melissa Pucci, një nga pjesëmarrëset në leksione.

Berkam Yago është një nga stilet më të çuditshme dhe është bërë popullor midis sportistëve dhe vipave në New York. Midis instruktorëve ishin të pranishëm edhe kampioni indian i jogas Rajashree Choudhri dhe mësuesi veteran Drisana Carey, një ekspert në akupunkturë.

Evenimenti është zhvilluar nga Aleanca e Time Square, e cila ka siguruar veshjet e1500 pjesëmarrësve. Në këtë organizim janë zhvilluar sfilata dhe një sërë numrash dhe lojërash për të kënaqur të pranishmit.