Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 15:39

Justin Timberlake ia ka rikthyer menjëherë “dissin” reperit Kanye West, pasiqë ky i fundit kohë më parë e ka bërë po të njëjtën gjë në adresë të Timberlake.

Gjatë një performance në “Saturday night”, Timberlake ka ndryshuar disa rreshta të tekstit të tij “Suit& Tie” duke thënë se “hiti i tij do të veprojë më shumë se sa disa reperë dramatikë”.

Huff. Post raporton se me këtë ndryshim, Timberlake ka dashur ti adresohet reperit Kanye.

A është kjo pak çështje xhelozie?!

Ndoshta. Pasiqë Jay-Z, shoku i ngushtë i Kanye, kohëve të fundit më shumë po shoqërohet me Justin. Madje edhe Beyonce po shoqërohet shumë kohën e fundit me Jessica Biel.