Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 13:06

Tiger Woods i cili ka pёsuar dёmtim nё gju, kishte planifikuar njё konferencё me shtypin mediatik rreth pёrparimit tё kombёtares AT&T tё martёn nё mёngjes. Dhe qё nga koha e dёmtimit tё gjurit tё tij ai ka qёnё njё nga historitё mё tё pёrmёndura nё historinё e golfit. Dhe si i tillё Woods e dinte shumё mirё qё ndёr tё tjera do tё pёrballej me pyetjet e gazetarёve rreth shёndetit tё tij dhe rikthimit nё projektet e tij.

Kёshtu, pak minuta pёrpara se tё fillonin me pyetjet ai tha:

“Do tё ofroj njё million dollarё pёr bamirёsi nё qoftё se nuk mё bёni asnjё pyetje rreth incidentit qё pata apo diçkaje tjetёr jashtё temёs qё kam ardhur sot.”

Nё fakt nёse kjo gjё do tё bёhej do tё thotё qё gazetaria tё merrte fund ose tё ishte fallco! Sa e sa atletё do tё kishin dashur t’ia mbyllnin gojёn gazetarёve nё kёtё mёnyrё vetёm pёr tё mos folur rreth akuzave tё mashtrimit, steroideve, apo ndonjё indicidenti tё vjetёr diku nё ndonjё hotel…?

Realisht, a u stepёn gazetarёt nga kjo deklaratё bamirёsie pёr tё mos i bёrё atij atё pyetje qё ka tё bёj drejtpёrdrejtё vetёm me tё?

Jo! Qё me tё parёn pyetja ishte rreth shёndetit tё tij. Pa mbaruar pyetjen gazetari ai filloi tё qeshte. Dhe dikush nga salla tha me tё qeshur: “Ja ku u anullua dhe fondi i bamirёsisё!”

Woods si gjithmonё dha njё pёrgjigje pa pёrgjigje, duke thёnё se shёndeti i tij nuk ishte edhe aq mirё por mё mirё se nё 2008, kur u mёnjanua pёr mё shumё se njё vit e gjysёm dhe u kthye pёr tё fituar gati gjysmёn e duzinёs sё turneut!

Kjo ishte. Njё pёrgjigjje pa kuptim qё gazetarёt e rrezikuan nё kurriz tё njё million dollarёve pёr bamirёsi.

Dhe siç e ka edhe nё karakter qё fjalёt nuk i bёn dysh, Woods nuk e pёrmendi donacionin, por as gazetarёt nuk e prekёn mё kёtё çёshtje.

Konferenca e shtypit pёrfundoi pa asnjё koment rreth donacionit deri sa nё fund Woods tha duke qeshur:

“Basti humbi qё nё pyetjen e parё, por unё sigurisht qё do ta jap shumёn nё fondacionin TWFoundation.”