Lajme Shqip Saturday, 28 July 2012 08:56

Një numër i pafund alternativash të mrekullueshme ofrohen për syrin tonë në të gjitha sezonet. Marka e njohur ‘Thomas Wylde’  ka përgatitur një koleksion të mrekullueshëm, i cili do të na ndihmojë të thyejmë pak, atë stilin monoton të veshjeve.

Të qënurit e bukur dhe trendy është shumë e thjeshtë kur ke burimet e duhura që ju frymëzojnë në veshjen tuaj. Në qoftëse jeni mërzituar nga veshjet tuaja dhe ju duken monotone, atëherë koleksioni ‘Thomas Wylde’ është zgjidhja e duhur për ju. Kjo markë ju ofron sugjerime interesante të cilat mund të përshtaten lehtësisht me një seri aksesorësh të pafund, me të cilat mund të eksperimentoni me stilin tuaj.

Të veshurit bukur dhe thjeshtë, dëshmon se është zgjedhja e duhur për të krijuar ansamble të mrekullueshme të veshjes me të cilat do të krijoni përshtypjen e dëshiruar. Feminiliteti me anët e tijë misterioze nuk ka qënë asnjëherë më parë kaq shumë dominues.

Një variacion që nga xhaketat lekurë të përshtatshme për çdo rast, tek fustanet të cilat nxjerrin në pah linjat trupore do t’i shtojë më shumë sensualitet duke ju bërë të dukeni sa më atraktive. Blini rroba të ngjyrave të ndryshme, për raste të ndryshme dhe kombinoni këto veshje me aksesorët e duhur, dhe në fund do të krijoni një pamje të mrekullueshme.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe aksesorët, nësë kombinoni një çantë praktike, do t’ju bëjë të dukeni edhe më e thjesht dhe atraktive. Çizme të gjata deri mbi gju, ngjyrat e errëta të thyera me ngjyrën lejla do të nxjerrin shumë në pah karakterin tuaj të fortë femëror.

 (LajmeShqip.com)