Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 13:25

Shtatë festivale ndërkombëtare, si në Angli, Portugali e Indi, e presin në vazhdim filmin “The Eaters” të regjisorit Besim Ugzmajli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori nëpërmes rrjetit social “Facebook”, duke u shprehur i lumtur për këtë. Në këtë mënyrë, numri i festivaleve për këtë film arrin në 20.

“GreenGoFest”, “Pink City International Film Festival”, e “Naoussa International Film Festival” janë disa nga këto festivale.

“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda. Tema e filmit është lakmia dhe për qëllim ka trajtimin e njeriut të ditëve të sotme, lakmisë dhe pangopshmërisë së tij përballë gjithçkaje dhe pa kursyer.

Aktorët e këtij filmi janë Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti.

Filmi deri tash ka marrë edhe çmime, siç ka qenë ai i publikut në “The Monthly Film Festival”. Ky është një festival i filmit në platformën online, mjaft i rëndësishëm për regjisorët e rinj, për të shfaqur talentin e tyre, pasi për çdo muaj mund të konkurrohet për çmimet më të rëndësishme.