Prishtinë – Ashtu siç k
ishte raportuar Portali LajmeShqip.com, duke u thirrur në burimet e veta, më 28 korrik, në edicionin LIVE, se Shpend Maxhuni do ta pasojë Reshat Maliqin në postin drejtues të Policisë së Kosovës, të enjten kryeministri Thaçi e ka marrë vendimin.
Sot është bërë e ditur edhe zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës, se në bazë të kompetencave të tij kushtetuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim të emërojë Shpend Maxhunin Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 94.6 dhe 128.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 37 të Ligjit nr. 03/L-035, për Policinë, dhe pas rekomandimit të kandidatëve për këtë post, ka kumtuar Zyra e Kryeministrit Thaçi.
Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë bëhet për një periudhë trivjeçare, përfundon kumtesa e Zyrës së Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 October 2011 14:12