Lajme Shqip Saturday, 23 November 2013 22:57

Prishtinë- Kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një deklaratë të James Rubin. Ky i dyti u citua nga mediat në Kosovë të ketë thënë  se ‘krahu i luftës duhet ta lë pushtetin’.

Por kryeministri Thaçi, që ka një miqësi qysh nga koha e Rambujes me Rubinin tha se mediet nuk e thanë qartë deklaratën e ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.

“Është një keqinterpretim. Sepse zëdhënësi Rubin ka dhënë mesazhet më të mira për progresin”, tha ai, transmeton Klan Kosova.