Lajme Shqip Saturday, 03 October 2015 14:35

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, ka kujtuar sot shembjen e murit të Berlinit, ngjarje kjo që ndodhi 25 vjet më parë.

Siç thotë Thaçi, shembja e këtij muri, ishte shndërruar në gurthemel për demokracinë dhe lirinë në Evropë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se largimi i perdes së hekurt u bë frymëzim edhe për popullin e Kosovës në lëvizjet e pareshtura për jetësimin e aspiratave për liri dhe shtet demokratik.

“Sot, 25 vjet më parë, shembja e murit të Berlinit ishte shndërruar në gurthemel për demokracinë dhe lirinë në Evropë. Largimi i perdes së hekurt u bë frymëzim edhe për popullin e Kosovës në lëvizjet e pareshtura për jetësimin e aspiratave për liri dhe shtet demokratik. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi.