Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 11:05

Prishtinë-Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi mbrëmjen e djeshme se, “pa deklaratën e Pavarësisë në fusnotë nuk do të ketë marrëveshje për bashkëpunimin rajonal”. 

“Rezoluta1244 është një mbetje e së kaluarës, pa asnjë efekt në Kosovë. Ndërsa, aktualisht Beogradi është duke refuzuar propozimin tonë për GJND dhe Deklaratë të Pavarësisë, por o do të jetë GJND dhe Deklarata e Pavarësisë o nuk do të ketë marrëveshje”, tha Thaçi, në një emision televiziv në Prishtinë.

Dialogu në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve, vazhdoi ditën e e djeshme pas tetë raundeve të zhvilluara gjatë vitit 2011, me fillim më 8 mars.

Dita e dytë e raundit të fundit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përmbyllur në mesnatë. Dialogu ndërmjet palëve pritet të vazhdojë sot në Bruksel, kur zyrtarët e BE-së kanë shfaqur shpresën se do të arrihet edhe marrëveshja. (LajmeShqip.com)