Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 09:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervsitë për Ora e Fundit të Klan Kosovës nga Brukseli ka thënë se, takimi me palën serbe në darëkn jo formale të futar nga Federica Mogherini, nuk ishte i lehtë.

Ai tha se vërehej një frustrim tek lidershipi serb.

“Ka qenë një takim juridik me ballafaqime të mëdha, vërehet një frustrim i madh i përfaqësuesve të Serbisë pas mbështetjes së madhe që ka marr Kosova për anëtarësim në UNESCO, por reagimi ynë ka qenë se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat tjera ndërkombëtare, ku do ta forcojë pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare”.

Thaçi më tutje ka thënë se pala serbe hapi tema të së kaluarës dhe silleshin sikur e gjithë bota është kundër tyre.

“Serbia hapi tema edhe të së kaluarës, por Beogradi ishte që ka iniciuar dhe ka kryer këtu gjenocid dhe në këtë drejtim ne nuk mundemi në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë të iu japim imunitet në këtë çështje”.

“Ata kishin një frustrim thuajse e gjithë bota është kundër tyre, e gjithë BE-ja është kundër tyre, dhe se ata po ndëshkohen”.