Strugë – Partia Demokratike Shqiptare pati takim me banorët e disa vendeve të banuara në Strugë. Lideri i partisë Menduh Thaçi i vizitoi Radollishtën, Dellogozhdën, Veleshtën, Labunishtën dhe Koropishten, ndërsa tubimi qëndror u mbajt në fshatin Livadë. Para të pranishmëve foli edhe bartësi i listës së PDSH-së në njësinë e pestë zgjedhore Ziadin Sela.
“Asnjëherë këtu në shkollat tona dhe në mjediset tona shqiptare nuk është mësuar, e as nuk do të lejojmë të mësohet gjuha maqedonase nga klasa e parë. Prandaj kërkojmë mbështetjen nga ju që të fitojmë mandatin që të mos përballeni ju me vendime të këtilla të ngjashme. Nëse të njëjtit nuk i dënoni me votën tuaj, atëherë në njëfarë mënyre do t’i legjitimoni të gjitha ato vendime të deritanishme”, tha Sela.
Thaçi e akuzoi liderin e BDI-së Ali Ahmetin se gjithçka që ka theksuar si sukses të partisë së tij ka qenë gënjeshtër e pastër. “Ai deklaroi se ka punësuar 3.000 policë, ndërsa në mbarë Maqedoninë ka gjithsej 3.700 policë. Tha se ka punësuar 2.000 ofiecerë dhe nënoficerë, ndërsa në armatën e Maqedonisë gjithsej ka 1.760 të punësuar. Tha se ka hapur Qendër Klinike në Tetovë dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës, por as kjo nuk është e vërtetë, tha Thaçi dhe ju bëri thirrje qytetarëve ta ndëshkojnë siç tha, politikën e dëmshme të Ahmetit.
Wednesday, 25 May 2011 09:46