Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në përurimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore zyrtare e përfaqësueses së Kosovës.
“U ndava i impresionuar me ndryshimet e bëra në këtë stadium, nga një investim prej rreth 740 mijë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Është edhe një pamje tjetër, e re, evropiane, që dëshmon për ndryshimet e mëdha që janë bërë dhe po bëhen në shtetin tonë.
Pasnesër do të jetë ndeshja kundër Haitit dhe pres që të jetë një festë e vërtetë. Ju ftoj të gjithëve që tashmë keni blerë biletat që të festojmë në mënyrë sa më dinjitoze, për të treguar vlerat më të larta sportive.
Dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar deri të kjo ditë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar miliona euro në infrastrukturën sportive, me theks në stadiume. Investimet do të vazhdojnë në të ardhmen. HTH”, ka shkruar kryeministri në Facebook./Lajmeshqip/
Monday, 03 March 2014 16:27