Prishtinë- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për britaniken The Guardian, vec tjerash ka folur edhe për luftën dhe të akuzuarit për luftën në Kosovë.
Të premten, shkruan The Guardian, një prokuror i BE-së paditi 15 ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbi akuzat për torturimin dhe vrasjen e civilëve gjatë konfliktit të viteve 1998-99 me Serbinë. Ndër të akuzuarit janë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, dhe anëtarët kryesorë të partisë qeverisëse të Thaçit, PDK-së, përfshirë edhe Sami Lushtakun. Pavarësisht të qenit në burg, Lushtaku fitoi garën për kryetar komune në Skenderaj, në fillim të këtij muaji, me më shumë se 88 për qind të votave.
“Ai fitoi sepse njerëzit e besojnë atë”, tha Thaçi.
Por, Thaçi tha se çdo ish-anëtar i UÇK-së i dënuar për vepra penale, do të përjashtohet nga partia.
“Ne kemi pasur shembuj të mëparshëm ku njerëzit ishin në procedura gjyqësore dhe ata u zgjodhën si anëtarë të Parlamentit. Por, nga momenti kur dikush është gjetur fajtor nga një gjykatë, ata nuk do të mbeten pastaj në politikë”, thotë ai.
Thursday, 14 November 2013 23:48