Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë shprehu mbështetje të fuqishme për qëndrimin e mbajtur të deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se është me rëndësi që partnerët e koalicionit janë të vendosur për të vazhduar punën në institucionet e vendit, me legjitimitetin e tyre të plotë qytetar, me tri të katërtat në Parlament që nuk janë vetëm numra por janë drejtpërdrejt legjitimitet qytetar.
“Dëshiroj t’i falënderoj deputetët e koalicionit për durimin e tyre, kulturën e lartë të treguar dhe udhëheqjen e shkëlqyer nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.
Sipas Thaçit, nuk mundet askush ta sfidojë demokracinë e Kosovës dhe se nuk do të ketë bllokim fizik të Kuvendit.
Saturday, 24 October 2015 18:40