Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të premten ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike të Republikës së Shqipërisë Sokol Olldashi, ku kanë diskutuar edhe për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ministrat Sokol Olldashi, i cili shoqërohej nga ministri i Infrastrukturs, Fehmi Mujota, e kanë njoftuar kryeministrin Thaçi lidhur me çështjet dhe fushat e bashkëpunimit të dy ministrive në sektorin e infrastrukturës dhe të transporteve.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, në takim është vlerësuar niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri.
“Kryeministri Thaçi ka shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit por edhe në të gjitha fushat tjera.
Kryeministri Thaçi dhe ministri Olldashi gjatë takimit kanë diskutuar edhe për aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Z. Thaçi me këtë rast ka theksuar se edhe Kosova do të kremtojë këtë festë të madhe kombëtare me të arritura të mëdha në shtetndërtim dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit”, thuhet në komunikatë.
Friday, 27 January 2012 18:18