Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë një dhuratë djalit të tij Endritit, duka ia blerë biletën për ndeshjen në mês të Kosovës dhe Haitit që mbahet më 5 mars.
Thaçi ka blerë dy bileta për pjesën perëndimore, që nënkupton për pjesën VIP.
Ai është parë me djalin e tij Endritin dhe ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, duke shëtitur nëpër sheshin “Nëna Terezë”, ku edhe janë ndalur kanë blerë dy bileta.
Thaçi ka shkruar në Facebook, se kjo ishte një dhuratë për djalin e tij Endritin.
“Endriti u gëzua me dhuratën e papritur – u bë ndër të parët me biletën për lojën Kosova – Haiti në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.
Urime futbollistëve kosovarë dhe të gjithë adhuruesve të sportit për këtë moment të vecantë.
Thash që “kushdo që të fiton në fushë të futbollit në Mitrovicë, sporti i Kosovës tashmë ka fituar”.
Endriti mu përgjegj: “po babi, vec mirë është Kosova me fitu 3 me 1″”, shkruan ai ne FB.
Saturday, 01 March 2014 18:27