Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 22:04

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi sot feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Teuta, e cila ka zgjedhur shtetin turk për të pushuar dhe festuar ditëlindjen së bashku me vajzën e saj Tarën, është njëra ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

E angazhuar në shumë projekte filmike, seriale televizive dhe teatër, aktorja famën e arriti me karakterin e “Sarandës” në serialin “Kafeneja jonë”, transmeton Telegrafi.

Veç si aktore, Teutën e kemi parë edhe në shumë projekte humanitare, falë të cilave arriti që në vitin 2009 të shpallet si “Kampione e vullnetit të mirë”.

Aktualisht është e angazhuar në serialin “Zyra për gjithçka” në rolin e “Lules”.