Teuta po fluturon. Kështu, mbase, do t’i përshtatej më së miri emërimi i kësaj fotografie, tek shihet artistja jonë e madhe, Teuta Krasniqi, sikur fluturon…
E vërteta, Teuta po fluturon drejt sukseseve të reja, sukseseve të mëdha.
Ajo, veç roleve të njohura e shumë të pëlqyera të saj në seriale televizive dhe roleve brilante në teatër, sipas informacioneve që posedon revista “Kosovarja”, është angazhuar edhe me një rol kryesor në një film italian, ku luajnë edhe emra të përzgjedhur aktorësh. Filmi pritet të shfaqet në këtë vit.
A mos Teuta po i afrohet Holivudit? /Kosovarja/
Saturday, 01 August 2015 13:03