Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 13:18

Tetovë – Demokracia e Re ka mbajt tubim qendror në sheshin e Tetovës, ku para përkrahësve të partisë ka shpalosur kandidatët për deputetë dhe programin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani, gjatë fjalimit të tij ka thënë se përkrahja për vizionin dhe programin e DR-së sa shkon e rritet dhe ky përcaktim i shqiptarëve për një politikë ndryshe, e cila do të arrijë barazinë e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do të zhvillojë ekonominë dhe do të integrojë vendin në NATO dhe BE, do të rrumbullakësohet më 5 qershor kur DR-ja do të shënojë fitore në këto zgjedhje.

“Të nderuar tetovarë, unë nuk do të kisha guximin të jem para jush sikur të mos kisha dijen dhe guximin që të bëj në Tetovë Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Stomatologjisë e të Farmacisë pranë USHT-së. Unë nuk do të kisha guximin të dal para juve po qe se gjatë 5 muajve kur isha zëvendëskryeministër nuk e bëja Fitër Bajramin festë shtetërore. Unë dhe Demokracia e Re, dalim para juve për të kërkuar përkrahje jo vetëm me program, por edhe me kandidatë që kanë një ideal dhe një vizion – shqiptarit të Maqedonisë t’ia kthejmë dinjitetin dhe ajo që është me rëndësishmja, të marrim hisen tonë në këtë shtet, të marrim dhe t’i drejtojmë institucionet e këtij shteti, sepse kemi dëshmuar se kur ne udhëheqim institucionet, kanë hajër shqiptarët dhe të tjerët, kemi dëshmuar se dijmë të udhëheqim institucione bile edhe më mirë se maqedonasit”, ka thënë Selmani.

Ndryshe, para tetovarëve kanë folur edhe bartësit e listës së DR-së, Kastriot Haxhirexha, kandidatët për deputetë, Abdylnadi Nazifi, Gjylymser Kasapi dhe Fadil Mehmeti