Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 13:07

Tetovë – Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dje e prezantoi programin e saj zgjedhor në Tetovë.

“Gjatë pesë viteve të fundit nuk ka investime, varfëria dhe papunësia arritën në nivel rekord. Borxhi i jashtëm i shtetit është rritur prej 2,3 në 4,3 miliardë euro. Më 5 qershor vetëm ju mund të bëni ndryshime, ta shpëtoni Maqedoninë nga izolimi dhe nga rënia e përditshme ekonomike, nga demokracia e ngecur me polici, inspeksione dhe dënime”, tha lideri i partisë Branko Cërvenkovski.

Radmilla Shekerinska, bartëse e listës në Njësinë e parë zgjedhore, para qytetarëve të Tetovës premtoi anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe BATO, si dhe zgjidhje të problemit me punëtorët e firmave të familentuara.

Propozimet dhe politikat e LSDM-së, theksoi, nuk janë premtime, por obligime.

LSDM-ja mbrëmë organizoi edhe protestë para barakave të Komunës Qendër sepse nuk mori leje për mbajtja të tubimit në rrugën “Maqedonia”.