Tetovë – Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), kryesuar nga Menduh Thaçi, në mbledhjen e sotme, që po mbahet në Tetovë, pritet të shpallë listën e përfundimtare të kandidatëve për deputetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 5 qershorit.
Kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka thënë se në mbledhje pritet të mbahet një debat demokratik në të cilin, siç pohoi, “do të zgjidhen përfaqësuesit më të mirë të shqiptarëve në Parlament”.
Xhaferi madje ka sqaruar se do propozojë që fjalën e fundit për listën finale të kandidatëve për deputet të PDSH-së ta japë kryetari i saj, Menduh Thaçi.
“Si zakonisht, para zgjedhjeve Kuvendi qendror ka detyrë që të propozoj listën e kandidatëve për deputetë. Do jetë temë interesante, e vështirë, por unë mendoj se përmes një debati demokratik do të vijmë deri te lista që përfaqëson jo vetëm interesat e PDSH-së, por të mbarë popullatës shqiptare në Maqedoni. Kam ndërmend të propozoj që kryetari i partisë, pas konsultimeve që do bëj me forumet e PDSH-së, të japë ai propozimin përfundimtar për listën e kandidatëve”, ka thënë kryetari i Kuvendit të PDSH-së Arbër Xhaferi.
Sunday, 01 May 2011 13:38