Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 14:56

Tetovë – BDSH fushatën parazgjedhore  e filloi në Tetovë. Kryetari i BDSH-së Bardhyl Mahmuti tha se do të kërkojë dëmshpërblimin për dëmet që u janë bërë shqiptarëve në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Ai tha se rruga e vetme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vend është ajo eurointegruese.

“BDSH kërkon rishikimin e procesit të denacionalizimit dhe në përputhje me këtë kërkesë ne kërkojmë kthimin e të gjitha pronave pronarëve shqiptarë dhe aty ku nuk është mundshme një gjë e tillë, të kompensohen dëmet në mënyrë sa më të drejtë. BDSH kërkon që 20 vitet e ardhshme sepse 20 vjet u plaçkitëm, 50 përqind e buxhetit shtetërorë të ndahet për territoret e banuara me shumicë shqiptare për të kompensuar dëmin e plaçkitjes së kontribuesve shqiptarë” tha  Bardhyl Mahmuti, kryetar i BDSH-së.