Nju-Delhi – Në tërmetin që e goditi rajonin verilindor të Indisë e kanë humbur jetën të paktën 50 persona, ndërsa i madh është edhe numri i të lënduarve.
Shefi i policisë Xhasbir Sing deklaroi sot se 25 persona e kanë humbur jetën në shtetin verilindor Sikim, ndërsa 11 kanë pësuar në shtetet fqinje indiane Bihar dhe Bengali perëndimor.
Agjencia Hsinhua lajmëroi se në Nepal ka shtatë viktima, ndërsa në Tibet edhe shtatë. Shifra paraprake të të vdekurve ishte 36.
Tërmeti me një intesitet prej 6,9 ballës sipas Rihterit e goditi rajonin në afërsi të kufirit me Nepalin. Në mesin e të vdekurve janë edhe tre persona mbi të cilët është rrëzuar muri nga Ambasada britanike në Katmandu.
Kryeministri i Indisë, Manhoman Sing u ofroi autoriteteve lokale ushtarë për ndihmë në orvajtjet e shpëtimit të cilat janë vështirësuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjes së dheut. Epiqendra e tërmetit ka qenë 64 kilometra në veriperëndim të Gangtokut, kryeytet i shtetit indian Sikim, afër kufirit me Nepalin, Tibetin dhe Butanin.
******************************
Nju-Delhi – Në tërmetin me një intesitet prej 6,9 ballës sipas Rihterit që e goditi rajonin malor në kufirin mes Indisë dhe Nepalit, e humbën jetën 36 persona, kumtuan autoritetet lokale.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 64 kilometra në veriperëndim të Gangtokut, kryeyteti i shtetin indian Sikim, afër kufirit me Nepalin, Tibetin dhe Butanin.
Në Indi kanë vdekur 24 persona, prej të cilëve 15 në Sikim, ndërsa të tjerët në shtetet tjera. pesë kanë vdekur në Nepal, prej të cilëve tre në Katmandu. Hsinhua lajmëroi për shtatë të vdekur dhe 22 të lënduar në Tibet. Tërmeti ishte ndjerë në Bangladesh dhe në disa qytete të mëdha indiane në mesin e të cilëve edhe Nju-Delhi dhe Kalkuta.
Monday, 19 September 2011 09:08