Tiranë- Gjykata e Tiranes nuk ka mundur as ketë vit të përfundojë procesin per çështjen ‘Gerdeci’.
Seanca e prashikuar për diten e sotme në këtë Gjykatë, e fundit për këtë vit, ashtu si shumë seanca të tjera më parë, u pezullua për shkak të mungesës se disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
Aktualisht, procesi vazhdon me pretendimet e pales mbrojtese, pas dhënijes së pretencës nga prokuoria pa kohë me parë. Në pretencën e tyre, prokurorët e çështjes, kërkuan dënimin maksimal, me burg për jetë per ish- drejtorin e kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, biznesmenin Mihal Deliorgji dhe administratorin të ish- fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli, ndersa, kërkuan dënime që varjojnë nga 3 deri ne 23 vjet burg për të pandehurit e tjerë.
Çeshtja Gerdeci, numeron 29 te pandehur në pjesën më të madhe, ish -funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.
Ata akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit në fshatin Gerdec të Tiranës, kur si pasojë e një shperthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndersa u plagosën shumë të tjerë. Shpërthimi shkaktoi edhe shumë dëme materiale.
Procesi për “Gërdecin”, i krakterizuar nga ndërprerje të shpeshta, i është drejt fundit. Me konkluzionet e prokurorisë dhe dëgjimin e palës mbrojtëse, Gjykata e Tiranës pritet të shpallë vendimin e saj vitin e ardhshëm.
Monday, 26 December 2011 18:39