Vatikani akuzon mediat se po bëjnë presion, në mënyrë që të ndikojnë në konklavën që do zgjedhë Papën e ri.
Por telashet me Vatikanin nuk kanë të sosur.
Kleriku katolik më i lartë në Britaninë e Madhe, kardinali Keith O’Brien është raportuar në Vatikan për sjellje të pahijshme.
Tre priftërinj dhe një ish- prift kanë dërguar deklaratat e tyre tek nunci papal, Antonio Mennini.
Kreu i Kishës Katolike në Skoci do të jetë pjesë e konklavës që do të zgjedhë Papën e ri, por tani po përballet me kërkesat për dorëheqje.
Mediat britanike raportojnë se një prift madje ka pasur nevojë për këshillim psikologjik pas marrëdhënies së pahijshme me O’Brien.
Në një ankesë tjetër, një prift thotë se ishte 18 vjeç kur u përball me ngacmimet e tij.
Ndërkohë një tjetër prift thotë se ai është ngacmuar pasi kanë pirë në orët e vona.
Një nga akuzuesit është një ish- prift, që tha se u largua nga kisha kur O’Brien u bë peshkop.
“U largova për të ruajtur integritetin tim,” tha ai.(T.O/LajmeShqip.com)
Monday, 25 February 2013 15:45