Vjenë – Teherani pranoi ofertën e refuzuar paraprakisht, të ofruar nga persona zyrtarë të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) që ta vizitojnë Iranin, deklaruan sot disa diplomatë qeveritar.
Katër diplomatë të paemëruar deklaruan se autoritetet iraniane nuk kanë saktësuar nëse përfaqësuesit zyrtar të ANEB-it do të mund t’i kontrollojnë dyshimet nëse në Iran në mënyrë të fshehtë po punohet në prodhimin e armëve bërthamore, ndërkohë që kjo agjenci e ka kërkuar si një prej kushteve bazë për vizitën.
Një burim theksoi se misioni i ANEB-it në Teheran mund të udhëtojë nga fundi i muajit janar, por vetëm nën një kusht që Irani të bjerë dakord për bashkëpunimin rreth kësaj çështjeje.
Irani është para së gjithash nën presion të madh të bashkësisë ndërkombëtare për shkak të dyshimit se në mënyrë sekrete përpiqet që të shkojë deri tek bomba bërthamore, dhe është nën sanksione të KB-së sepse refuzon që ta ndërpresë pasurimin e natriumit, nga i cili mund të prodhohet edhe derivat bërthamor dhe material për përpunimin e mbushjeve bërthamore.
Teherani pohon se pasuron uranium vetëm për nevojat e centraleve bërthamore dhe për hulumtimet shkencore.
Tuesday, 20 December 2011 11:10