Lajme Shqip Friday, 18 May 2012 13:04

Shkodër – Artëdashësit shkodranë duatrokitën mbrëmë gjatë aktoren e re shkodrane, Sara Smaja, e cila përmbi një orë përcolli emocione të shumta në skenen e teatrit Migjeni në një interpretim të suksesshem të monodramës “Klithma”.

E shkruar dhe vënë në skenë nga autorja Rigerta Nikolla, kjo shfaqje përcolli tek spektatori personazhin, i cili përballet me refuzimin, përplasjen, mungesen e kurajos që në një farë mënyre kërkon zgjidhje te vetja, por që dymendesia që e shoqëron atë në jeten e përditshme e bën të jetë kontradiktor me veten, aq sa shkon deri në vetëflijim.

Në subjektin që zbërthen në skenë aktorja e re Smaja, paraqiten situata skenike që luhaten mes çmendurisë dhe vetëdijes së plotë, dëshirës për të çuar deri në fund një piksynim të sajin në rastin konkret, punimit të një  pikturë e cila edhe pse vlerësohet shumë për nga ana artistike, nuk gjen vlerësimin e duhur nga juritë përkatëse, padrejtësi këto që e detyrojnë atë të kalojë një një jetë plot peripeci, ku alkoolik bën të veten.

“Për mua kjo sot ishte një artiste e vertete që e përjetonte, e ndjente shumë realizimin e veprave të saj, gjenitë në këtë realitet që jemi, sot po pëfundojnë kështu”, shprehet regjizorja e shfaqjes, Rigerta Nikolla. “Në një realitet kaq të ashpër, kaq të eger, ku nuk ekziston meritokracia, ai që e meriton me të vertetë dhe ai që mundohet t’i bëjë gjërat me shpirt, nuk merr atë që duhet”, shton ajo. “Klithma” është një shfaqje që duhet marrë në konsideratë nga shoqëria shqiptare”, shtoi regjisorja.

Vetë Sara, personazhi kryesor i kësaj monodrame, shprehet e kënaqur me atë që arriti të përformojë në atë skenë ku prindërit e saj kanë një jetë të tërë që i përcjellin emocione publikut shkodran dhe më gjërë. “Në fakt jam lodhur shumë këto ditë, por fatmirësisht shkoi mirë dhe shoh që publiku doli i kënaqur nga salla. Kjo për mua vlen shumë dhe më nxit që të marr iniciativa të tjera edhe më të guximshme për t’ia përcjëllë publikut në skenë”, theksoi aktorja e re e talentuar, Sara Smaja, një nga prurjet më dinjitoze të periudhës së fundit në tempullin e artit shkodran. (LajmeShqip.com)