Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 15:30

Tiranë- Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, Teatri Kombëtar ka një projekt të ri, atë të Festivalit të Rrugës.

Në pritje për t’u miratuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ky projekt mendohet të realizohet me fondin për të rinjtë, që akordohet prej shtatë vitesh nga MTKRS për Festivalin Teatror të të Rinjve. “Dalja nga korniza dhe drejtimi i të rinjve për një formë alternative të artit skenik, shpresojmë se do të ngjallë interes dhe do të ketë efekt të menjëhershëm te artistët e rinj”, thuhet në projekt.

Festivali i Rrugës do të zhvillohet në sheshet e Tiranës dhe jo më në skenën e TK-së, me qëllim që ta çojë teatrin sa më pranë publikut dhe ta bëjë atë sa më popullor.  Gjithashtu, ky projekt propozon që shfaqjet teatrore të shkojnë edhe në qëndrat tregtare, pasi, sipas përvojës europiane, organizimi i shfaqjeve teatrore brenda qendrave tregtare ka qenë shume i suksesshëm.

Nëse MTKRS do ta miratojë këtë projekt ky festival do të jetë një risi në vend, të mësuar duke parë shfaqje vetëm brënda sallave të teatrit.

Në vijim të projekteve që MTKRS ka për këtë vit, në pjesën më të madhe të të cilëve nuk do të mungojë fryma kombëtare, Teatri Kombëtar propozon edhe organizimin e takimeve të aktorëve të njohur të Teatrit Kombëtar me nxënësit e shkollave. Këto takime do të zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe në to do të lexohen kryevepra të poetëve më të mirë shqiptarë në vite.

Nxënësit do të kenë mundësinë t’i shijojnë ndryshe nën interpretimin e artistëve të skenës, kryeveprat të cilat studiojnë në programin mësimor, si dhe do të njohin edhe ato kryevepra, të cilat nuk i përfshin programi i tyre. Përveç rëndësisë edukative, ky aktivitet synon që të afrojë më tepër adoleshentët me teatrin.

Krahas këtyre projekteve, Teatri Kombëtar do të zhvillojë edhe konkursin për dramën shqipe, fituesit e të cilit do të ngjitet në skenën e TK-së, si dhe Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit