Në fillim te lidhjes çdo gjë ishte perfekte; kënaqësi, pasion, shijim. Çdo detaj i vogël jetohej me entuziazmin maksimal. Mërzitja ishte shumë larg jush, sepse ju të dy shijonit çdo moment që ndanit bashkë. Në fillim lidhja është shumë e lehtë pasi çdo gjë shkon mirë.
Fatkeqësisht, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhet! Me kalimin e kohës emocioneve u vjen fundi. Prandaj, për ketë ju duhet të përpiqeni që të thyeni rutinën që kaplon çdo lidhje pas një periudhe të caktuar.
1. Ajo çfarë duhet të bëni është të dilni më shpesh. Mbase një xhiro buzë detit do të ishte perfekte për të thyer pak monotoninë.
2. Mirë do të ishte që të bënit sa më shumë aktivitete të përbashkëta. Në fillim është shumë e vështirë të gjeni një pikë të përbashkët. Por mundohuni të gjeni një hobi ose një aktivitet që ju pëlqen që të dyve, në mënyrë që të kaloni më shumë kohë sëbashku.
3. Detajet. Një dhuratë e vogël, një puthje në qafë, një masazh, janë gjeste të vogla afeksioni që e mbajnë gjallë raportin tuaj. Edhe një telefonatë për të thënë thjesht “Të dua”, apo një mesazh për t’i thënë se po e mendoni.
4. Dhe çfarë është shumë e rëndësishme, mos flisni gjithmonë për problemet! Kur flisni gjithnjë vetëm për gjërat që ju shqetësojnë, pa e kuptuar filloni te bëheni te bezdisshëm.
Mundohuni të jeni sa më optimist, që lidhja juaj të mos bëhet monotone. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 December 2011 10:50 